17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Biden dhe Erdogan shihen të relaksuar para Samitit të NATO-s

Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër.

Në Samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë është parë në disponim të mirë duke biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe kryeministrin britanik Boris Johnson raporton Gazeta Express.

Në Samit do të flasë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Presidenti Erdoğan i Turqisë, Presidenti Sauli Niinistö i Finlandës dhe kryeministrja Magdalena Andersson e Suedisë u takuan në Madrid të martën nën ndërmjetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Në atë takim, liderët ranë dakord për një memorandum trepalësh për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Të fundit
Lajme të lidhura