16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

BIA serbe merr pjesë në formimin e Qeverisë malazeze të propozuar nga Dritan Abazoviqi

Operativi i Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Vojin Milojeviq ishte në Mal të Zi për të ndikuar në negociatat për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi.

Detyra e Milojeviqit ishte t’u përcjellë mesazhin krerëve të Frontit Demokratik – e cila mbron interesat serbe në Mal të Zi, duke proklamuar euroskeptizimin dhe populizmin – që të pajtohen me të gjitha kushtet e vendosura nga Dritan Abazoviqi dhe partia e tij URA, që me çdo kusht të formohet Qeveria e propozuar nga ai.

- Advertisement -

Siç shkruajnë mediet malazeze, bërë e ditur qëndrimi i Milojeviqit në këtë vend, pasi dhjetë minuta para orës 21:00 ka pësuar një aksident në rrugën Zhabljak-Savnik. Pas aksidentit, policia ka dalë për të hetuar dhe ka tentuar të inspektojë veturën e tij të tipit Suzuki Vitara, mirëpo Milojeviq nuk ka lejuar policinë të kontrollojë bagazhin e veturës së tij.

Në vend të inspektimit, oficeri serb i BIA-s thirri një shërbim rimorkimi që e çoi veturën e tij në parkingun përballë hotelit “Zhabljak”.

Pas aksidentit, Milojeviq është sjellë në Urgjencën e Zhabljakut, ku mjekët e kanë ekzaminuar dhe i është bërë analiza e alkomatografisë, e cila ka treguar se ai nuk kishte alkool në gjak në momentin e aksidentit.

- Advertisement -

Milojeviq ishte bërë i njohur për publikun në vitin 2013, kur ai udhëhoqi fushatën për lirimin e pesë punëtorëve serbë të ndërtimit që u arrestuan në Libi, të akuzuar për luftime në anën e Muammar Gaddafit.

Në qarqet e sigurisë, ky njihet me pseudonimin “Samurai”, për shkak të titullit kampion shtetëror që fitoi në kendo.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -