13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Betejë e ashpër/ Ushtarët e Putinit po zbrapsen – Ukraina çliron fshatin në Luhansk

Fshati Bilohorivka në rajonin e Luhansk tani është tërësisht nën kontrollin e Ukrainës. Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në Telegram nga Sehiy Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.

Haydai u kërkoi ukrainasve që të jenë të durueshëm me operacionin e tyre për të çliruar qytetet dhe fshatrat në rajonin e Luhansk, duke thënë se po rezulton të jetë një operacion “shumë më i vështirë” sesa çlirimi i Kharkiv.

- Advertisement -

“Do të ketë një Iuftë të vështirë për çdo centimetër të tokës së Luhansk,” tha Haidai. Forcat ukrainase ndaluan përparimet ruse në Bilohorivka në fillim të këtij viti. Në maj, ushtria ukrainase hodhi në erë dy ura pranë Bilohorivkas, duke ndaluar përpjekjet ruse për të kaluar lumin Siverskyi Donets në rajonin e Luhansk.

Në korrik, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ushtarët ukrainas “zmbrapsën një tjetër përpjekje për zbulim Iuftarak pranë Berestove dhe Bilohorivka” dhe se ushtarët rusë pësuan humbje dhe u tërhoqën.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -