-5.8 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 12:30

Besnik Tahiri nga pika kufitare në Morinë, i uron mirëseardhje diasporës dhe u sqaron vendimin e Qeverisë

Gjatë kësaj fundjave, shumë bashkëatdhetarë morën rrugën drejt vendlindjes.

- Advertisement -

Për shkak të fluksit të madh, pati edhe pritje të gjata në pika kufitare, veçmas në atë Hungari-Serbi.

E mirëseardhje atyre iu ka uruar edhe zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri.

Në orët e vona të natës së sontme, ai ka vizituar pikën kufitare në Morinë, teksa ka sqaruar edhe një herë vendimin e Qeverisë, se bashkëatdhetarët lirohen nga pagesa e polisave të sigurimit.

Ky është postimi dhe imazhet e Tahirit:

Mirë se vini bashkatdhetar!

Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.

Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.

Mirë se vini në tokën tuaj!

Të fundit

Të tjera nga rubrika