fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Bërnabiq: Në tavolinë me Cholletin premtimi i SHBA-së se formimi i Asociacionit nis në janar

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha para vizitës së zyrtarit amerikan, Derek Chollet, se premtimi i SHBA-së se formimi i Asociacionit e komunave me shumicë serbe do të nisë në janar, pritet të jetë “në tavolinën” e bisedimeve.

“Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo për televizion serb, Pink.

- Advertisement -

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel. Më pas, më 2015, është arritur marrëveshja mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Formimin e Asociacionit e kanë kërkuar edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Pavarësisht këtyre kërkesave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik.

Bërnabiq, megjithatë, deklaroi se nuk ka pritshmëri nga vizita e Cholletit në Beograd.

- Advertisement -

Këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, së bashku me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka nisur më 11 janar vizitën e tij në Kosovë. Paraprakisht ai ishte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër pritet të shkojë në Serbi.

Siç njoftoi DASH-i, Chollet, do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

- Advertisement -

Të fundit

Ministri britanik për Evropë: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -