17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

​Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Serbisë, po punon ta rrëzojë Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po punon për ta rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit, në një mision të ngarkuar në Serbi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti po mbron interesat e kombit shqiptar, por edhe të BE-së e NATO-s në rajon, gjë e cila nuk po i konvenon Beogradit zyrtar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, pas Samitit antishqiptar dhe antievropian të Ohrit, ku presidenti i serbomadhisë, Aleksander Vuçiq, me urdhër të Putin-it mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të Procesit të Berlinit, duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi.

Konkretisht, duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsekuente kundër projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuencë interesat e kombit shqiptar, por edhe të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon.

Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi, paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiq, të heqë dorë nga skenarët e Beogradit kundër Qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do të merr ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar.

Të fundit
Lajme të lidhura