24.7 C
Pristina
Monday, June 27, 2022

Berisha i PDK-së: Ka me mbet veç Kryeministri me Ministrat duke vjedhur, ngase populli ka për të ikur

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar në lidhje me mosvotimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të trustit nga deputetët e VV-së.

Berisha duke publikuar një fotografi të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar mazhorancën për injorim të kërkesave të qytetarëve.

Madje sipas tij, shumë qytetarë tani po e shohin si zgjidhje ikjen nga Kosova, përfshirë këtu edhe zyrtarë nga sfera e sigurisë në vend.

“Meqë, sipas Kryeministrit, Ministrave dhe Deputetëve të mazhorancës, qenka më mirë Kosova e pa krizë, atëherë lind pyetja se pse po ikin Kadetët e pjesëtarët e FSK? Pse po ikin policët e po shkojnë në vendet tjera, madje edhe në Kroaci e Slloveni, se spo flasim tanime për Gjermani e Zvicërr, që s’ka me mbetë njeri pa ikur”, ka shkruar mes tjerash deputeti i PDK-së.

Reagimi i tij i plotë:

Me votat e mazhorancës parlamentare të LVV&Co, NUK KALON TRUSTI!

Shoku kryeministër i Kosovës, sot, me kundërshtimin deri dhe tek tonet kërcënuese të deputetëve të subjektit të tij, provoj të shitët heterodoks por në fakt mbeti brenda filozofisë së tij neokomuniste dhe përdori ortodoksizmin tipik të Enver Hoxhës për më fsheh falimentimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Po përdor fjalët e tija, citoj: “qysh kanë krizë vendet e tjera, Kosova është shumë mire se nuk po e rritë borgjin publik”.

Meqë, sipas Kryeministrit, Ministrave dhe Deputetëve të mazhorancës, qenka më mirë Kosova e pa krizë, atëherë lind pyetja se pse po ikin Kadetët e pjesëtarët e FSK? Pse po ikin policët e po shkojnë në vendet tjera, madje edhe në Kroaci e Slloveni, se spo flasim tanime për Gjermani e Zvicërr, që s’ka me mbetë njeri pa ikur.

Ka me mbet veç Kryeministri me Ministrat e qeverisë, duke vjedhur, ngase populli ka për të ikur nga kriza ekonomike dhe mosmundësia për ta përballuar borxhin për ekzistencën e familjeve të tyre.

Të fundit
Lajme të lidhura