29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Berisha godet kryeministrin Rama: Është rreshtuar me Putinin dhe Vuçiqin

Kryeministri Edi Rama është goditur edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili pretendon se Rama me fjalët e tij është rreshtuar me Putinin dhe Vuçiqin.

Berisha pretendon se Rama injoron përfshirjen e Moskës apo Beogradit dhe të gjithë fajin për gjendjen aktuale ia hedh serbëve të Kosovës.

- Advertisement -

Berisha, në një postim në Facebook tha se Aleksandar Vuçiq po angazhohet në akte Iuftënxitëse dhe se presidenti Vladimir Putin po e mbështet atë.

“Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rreshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfIiktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve Iuftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit, Edi Rama.

- Advertisement -

Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.

Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë më asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konfIikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes Iuftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

- Advertisement -

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfIiktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfIiktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij”, shkroi Berisha mes tjerash në Facebook.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -