15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Berisha braktiset edhe nga militanti më i flaktë i tij: Ik shporru me gjithë PD! Jep dorëheqjen, s’ta ka fajin Rama

- Advertisement -

Një ndër militantët më të flaktë të Berishës i cili ka marrë edhe një lloj famoziteti në rrjete sociale pikërisht për “shpërthimet” e tij, duket se nuk e ka pritur mirë rezultatin e zgjedhjeve. Por, ndryshe nga retorika e “prijësve” të tij në bindje politike, Ilir Vrenozi nuk bën fajtor Ramën për humbjet, përkundrazi ai ka reaguar ashpër ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

- Advertisement -

Militanti i Berishës ndër të tjera u shpreh se justifikimi nga dyshja Berisha-Meta është shterpë dhe pa sens, pasi që nuk është faji i Ramës për fitoren e PS-së po të ndarjes në 100 kampe të Partisë Demokratike.

“Ky qe një përdhunim që iu bë demokratëve. Të shkrimet PD e djathta ça m*ti është të japin të gjithë dorëhqeje. Që nga ky e nga Alibasha. E poshtëruan demokratët, kanë që në 2013 morën malet. Mos dilni aty që të thoni që i vodhi Rama. Do i vjedhë mo, bravo i qoftë. Se mbron dot votën? Ik pirdhu. Na keni përdhunuar. Ç’do ti me kundërshtarin mo, do të vjedhë mund të bëjë ç’të dojë. E shkatërroi Luli opozitën me shokë, normal atë detyrë ka kundërshtari. Tani ti thua pse na mundi kundërshtari. Thirrini mendjes ju, se ka fajin Rama. Jemi ndarë në 100 vende si shtriga. Janë gjynah demokratët e shkretë. Juve kur vini, vini në protestë me makina luksi ndërkohë që ne jemi kaps. Rama na *** në mënyrën më korrekte.”- tha Vrenozi.

@vrenozvrenozi

♬ original sound – vrenozvrenozi

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -