11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Berat Buzhala: Dimal Basha paguhet 2000 euro çdo muaj, në jetën e tij nuk e ka bërë kurrë sakrificën e Rrahman Jasharajt

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar sjelljen e deputetit të VV-së, Dimal Basha, ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Buzhala e quan të turpshëm sjelljen e Bashës, konkretisht britmat e tij ndaj Jasharajt që është i moshës rreth 70-vjeçare dhe ka kontribuar e sakrifikuar pa para për arsimin e vendin e tij.

Gazetari tutje shkruan në Facebook se Dimali, i cili paguhet prej shtetit 1000 – 2000 euro çdo muaj, në jetën e tij nuk e ka bërë kurrë sakrificën e Jasharajt të punojë pa para për shtetin e tij, shkruan Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net)

Postimi i plotë i gazetarit Buzhala:

- Advertisement -

I thojke Dimali Rrahmanit: A ke punu para luftes pa pare?

Ai i tha PO kam punu pa pare. Dimali i tha e tash pse po lype ma shume pare.

Per turpin e tij, nje djale i ri rreth te 30’ve, i bertitike nja 70 vjecarit. Nje 70 vjecari qe per nje dekade ka sakrifiku, duke punu edhe pa pare, edhe duke hanger dajak prej policise.

- Advertisement -

Fakti qe ai njehere ka punu pa pare, sipas Dimalit eshte argument i forte qe Rrahmani me vazhdu me punu pa pare, ose me pak pare.

Ne vend qe me e falenderu Rrahmanin per kontributin e tij, Dimali, kur e mori pergjigjen prej tij ia bojke “eeee”, demek te nxuna, a po e sheh qe po e di qe ke punu pa pare.

Ku dojke me dale me kete argument, une hala nuk e kam te qarte. Dimali, i cili paguhet prej shtetit 1000 – 2000 euro cdo muaj, i cili ne jeten e tij nuk e ka bo kurre sakrificen e Rrahmanit, duke punu pa pare per shtet, ia kish nxan priten nje burri ne moshe qe po angazhohet per mijera mesues qe e kane autorizu.

Çilu toke te hy brenda.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -