8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Beogradi le ta dijë që s’ka parë gjë akoma”- Mesazh i fuqishëm ndaj atyre që iu “dogji” vizita e prijësve të Luginës në Uashington

- Advertisement -

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Washington, DC, Faton Bislimi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, reagimet e medieve serbe për vizitën e fundit të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës në Uashington.

- Advertisement -

Bislimi tha se titujt si “Sulm i lobistëve shqiptarë ndaj Serbisë në Washington”, janë indikator se në Serbi iu ka djegur në palcë ekspozimi dhe afirmimi i çështjes së Luginës në SHBA e OKB.

“Nuk ka medie në Serbi që nuk është marrë me vizitën e fundit të Luginës në Washington e Neë York javën që lamë pas. Iu ka djegur në palcë ekspozimi dhe afirmimi i kësaj çështje në SHBA e OKB. Titujt si “Sulm i lobistëve shqiptarë ndaj Serbisë në Washington,” janë indikator i kësaj!

- Advertisement -

Por, Beogradi le ta dijë që s’ka parë gjë akoma!”, shkruan Bislimi.

Ai ka thënë se, Lugina e Preshevës është pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare, dhe çelësi pa të cilin s’mund të ketë paqe e stabilitet afatgjatë në rajon!

- Advertisement -

“E kam thënë dhe po e përsëris: Lugina e Preshevës është pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare, dhe çelësi pa të cilin s’mund të ketë paqe e stabilitet afatgjatë në rajon! Është argumenti më i fuqishëm dhe i faktuar që shpërfaqë fytyrën e vërtetë të Beogradit karshi shqiptarëve. Kushdo që do ta kuptojë se sa e avancuar është pozita e minoritetit serb në Kosovë, le ta shoh se sa thellë dhe institucionalisht janë të diskriminuar shqiptarët etnikë në Luginë!”, u shpreh Bislimi në Facebook.

Në fund ai potencoi se standardet e dyfishta s’duhet të kenë vend në Evropë. Amerika është gardian i demokracisë së vërtetë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -