2.6C
Pristina
3 Mars, 2021 - 00:56

Bekim Jashari: Secili ka të drejtë t’i shprehë bindjet politike, në Skenderaj secili person është i mirëseardhur

Kreu i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka deklaruar se në komunën që ai udhëheqë çdo kush është i mirëseardhur.

Jashari tha se secili ka të drejtë si shprehë bindjet e tija politike duke marrë kështu shkas vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

Të fundit

Të tjera nga rubrika