0.3 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 20:21

Bekim Jashari flet për herë të parë, tregon pse u prishën me Hashim Thaçin

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur rreth raportimeve për prishjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit me familjen Jasharaj.

Jashari thotë se arsyeja e prishjes së raporteve me Hashim Thaçin është mos sinqeriteti dhe jo burrëria e tij me djalin e Adem Jasharit, Lulëzimin.

“Ne i kemi thënë hapur troq jepni tendera kujt të doni e mos thoni pastaj familja Jashari. Ka pas debat pikërisht un edhe Luli i Baces Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhu kompleksi nga Ministria e Ambientit. Ka pas zana jo kështu jo ashtu. Luli i ka thon troq mua nuk më intereson kush e merr, por në momentin që une e nij që këtu lypni 10 përqindshe haraq firmave në qet vend mbi gjakun e tyne harrone qe ka me ju shkel këmba në Prekaz.

Pastaj ka pas disa të tjerë që nuk dua t’i bëj publike. Ka të bëjë me mos inqeriteti dhe joburrënia tamon në direkt me Lulin. Tash në kohë kur ai është në Hagë nuk muna me fol diqka të ligë. Burrënia është kur të thom gjithmonë PO PO edhe në fund del JO”,ka thënë Jashari në Debat Plus.

Të fundit

Të tjera nga rubrika