23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Bekë Berisha: Në Mitrovicë dikur bërtisnin “një herë poshtë MiIIosheviqi”, “tre herë poshtë xhaxhai i Armend Mujës”

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj vartësve të Kurtit bashkë me kryeministrin, derisa tha se atyre iu pengojnë veteranët dhe se nuk kanë kurrfarë kompetence të tregojnë se kush nga ta është i vërtetë e kush i rrejshëm.

Bekë Berisha filloi me kritika ndaj Armend Mujës, deputet i VV’së, për të cilin tha se vonë është integruar me shqiptarë e ka nisur të mendojë shqip.

‘’ Qe ku e ki këtë të meçmin Armend Mujën, vonë është integruar me shqiptarë e ka nisur të mendoj shqip’’, tha Berisha.

Ai tutje i përmendi Kurtit edhe një rast ku iu referuar xhaxhait të Mujës për të cilin tha qytetarët në ish Jugosllavi në protestat e tyre bërtisnin një herë ‘’poshtë Milosevici’’, e tre herë ‘’poshtë xhaxhai i Mujës’’, derisa shtoi se edhe nëse vetëm 20 veteranë kanë luftuar në total, ata janë më të zotë se ‘’krejt Jugosllavia jote’’.

‘’ Në 89 në Mitrovicë mijëra studenta dalin edhe bojke njëri ‘’poshtë Millosheviqi’’, të gjithë bënin ‘’poshtë Millosheviqi’’, tri herë ‘’poshtë njëri, migja i njërit që është shok me ty’’, e njëherë bënin ‘’poshtë Millosheviqi’’, prapë tri herë ‘’poshtë migja i atij’’.

Kurti replikoi me Berishën, duke i kërkuar që të mos shpifë për të.

‘’Unë bëra një propozim shumë të qartë e të saktë, e kjo është zyrja ime kontakton organizatat e dalura nga lufta, përkatësisht të veteranëve. Nëse thua vetëm sot vetëm tash, kjo do kishte kuptim vetëm të hënën, atëherë ka kaluar në lexim projektligji për pagë. Nuk besoj që ndonjë deputet i opozitës, qoftë ai edhe më i miri, të flasë në emër të protestuesve. Duhet me shpifë diçka për mua për të kritikuar, kjo tregon që mbase pajtohesh me mua pasi duhet të më shtysh në një skaj imagjinativ, kjo tregon që nuk po mundesh me më kritiku. Mos shpifni për mua’’, tha Kurti.

Të fundit
Lajme të lidhura