16.9 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

“Bëhuni gati për betejë në Europë”, kryegjenerali i Britanisë paralajmëron Luftën e 3-të Botërore në mesazhin drejtuar ushtarëve të tij

Gjenerali kryesor i ushtrisë britanike Sir Patrick Sanders ka shokuar botën mbarë me deklaratën e tij më të fundit, ku ka thënë tekstualisht: “Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të përgatitet për të Iuftuar rusët dhe për të fituar në Luftën e Tretë Botërore të mundshme”.

Gjenerali i ka komunikuar ushtravë të tij se sulmi gjakderdhës i Vladimir Putin mbi Ukrainën kishte tronditur themelet e sigurisë globale dhe gjithashtu është zotuar se do të krijojë një ushtri që mund të mundë Rusinë në betejë.

Gjenerali Sanders nisi detyrën të hënën e kaluar, dhe në ditën e tij të katërt në zyrë shkroi: “Tani ekziston një imperativ i zjarrtë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”.

Në një referencë rrëqethëse për Luftën e Dytë Botërore, ai shtoi: “Ne jemi brezi që duhet të përgatisim Ushtrinë për të luftuar përsëri në Evropë”.

“Unë jam shefi i parë i Shtabit të Përgjithshëm që nga viti 1941 që merr komandën e Ushtrisë nën hijen e një lufte tokësore në Evropë që përfshin një fuqi kontinentale. Invazioni rus i Ukrainës nënvizon qëllimin tonë kryesor, të mbrojmë Britaninë e Madhe duke qenë gati për të luftuar dhe për të fituar luftërat në tokë”, tha ai.

Por si shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai do të drejtojë ushtrinë më të vogël të Britanisë së Madhe për 300 vjet pasi qeveria do të shkurtojë forcat në 73,000 trupa , afërsisht sa forcat speciale të Amerikës.

Ushtria po humb gjithashtu rreth 800 automjete të blinduara dhe 80 tanke Challenger 2, pavarësisht premtimit të kryeministrit Boris Johnson në vitin 2019 “për të mos shkurtuar forcat e armatosura në asnjë formë”.

- Advertisement -

Gjenerali Sanders, 56 vjeç, i cili udhëhoqi turnetë në Irak dhe Afganistan, u zotua se do të përshpejtonte planet për të modernizuar ushtrinë dhe për tu vendosur më shpesh jashtë shtetit për t’iu përgjigjur më shpejt krizave.

Të fundit
Lajme të lidhura