18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Bëhet viral momenti kur polici i Shqipërisë i këndoi Adem Jasharit në “Air Albania”

- Advertisement -

Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, të cilët festuan deri në orët e vona rrugëve të qytetit.

- Advertisement -

Atmosfera e zjarrtë e shoqëruar me këngë patriotike e përcolli kombëtarën shqiptare gjatë gjithë ndeshjes.

Teksa festës së tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes, iu bashkuan edhe lojtarët e kombëtares të cilët njëzëri kënduan këngën legjendare “Mora fjalë”.

- Advertisement -

Kësaj feste, përveç lojtarëve iu bashku edhe dikush tejet i veçantë. Bëhet fjalë për njërin nga pjestarët e Policisë së Shqipërisë, i cili ishte në krye të detyrës e që nga atëherë është bërë viral kudo në rrjete sociale, pasi u kap nga kamera e një tifozi duke mos i përballuar emocionet me ç’rast iu bashkuar festës nën këngën për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Që nga mbrëmë videoja e tij në rrjetin social “TikTok” u shikua plot 233 mijë herë, ndërsa u pëlqye nga më shumë se 21 mijë përdorues të këtij aplikacioni.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -