9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Befason Buxhovi: Kundërshtimi që vinte nga LVV-ja për Asociacionin sponsorohej nga PDK-ja

- Advertisement -

Historiani Jusuf Buxhovi, ka thënë që ka indikacione që kundërshtimi qe vinte nga Lëvizja Vetëvendosje për Asociacionin përkrahej nga Partia Demokratike e Kosovës në një kohë kur Lidhja Demokratike e Kosovës po forcohej.

- Advertisement -

“Fajin kryesor pse nuk është bërë e bart PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Si parti të dyja kanë qenë në koalicion. E para, ndoshta mund të bisedohet, unë po flas prapë edhe si historian se LDK-ja e ka pasur bindjen që duhet të aprovohet, por ka qenë PDK-ja me prapaskenat e ndryshme, mund të fliten ato haptazi, të cilat e kanë pengu që kjo çështje të marrë epilogun e duhur, bile bile ka indikacione se edhe ato vandalizma e Vetëvendosjes atëherë në njëfarë mënyre janë stimuluar prej disa oponentëve të PDK-së atëherë”, ka thënë Buxhovi në Rubikon.

Megjithatë, në përgjithësi Buxhovi mendon se të gjitha qeveritë e kanë fajin e tyre, dhe përbrenda tyre partitë që kanë qeverisur.

- Advertisement -

“I ka bërë në një prapaskenë. Ka argumente, por po e them edhe këtë se qeveria e LDK-së është qeveria më e mirë atëherë që ka punu në shumë plane. Edhe ishte një situatë kur LDK-ja fitonte një besim te elektorati. PDK-ja nuk ishte e interesuar që të forcohej LDK-ja në raporte të tilla”.

“Edhe arma më e mirë ishte që në këtë aspekt të krijohet një konfuzitet me aprovimin e statutit. Edhe PDK-ja, edhe LDK-ja është dashur që ta fusin statusin, ta aprovojnë pavarësisht vandalizmave që bëheshin por nuk e kanë bërë të dyja. Edhe unë mendoj që përgjegjësia kryesore pse nuk është bërë statusi atëherë në përputhje me parimet që i nënshkroi zotëri Mustafa, u bie edhe PDK-së, edhe LDK-së”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -