1.9 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 09:55

Bebe Rexha ia merr valles shqiptare gjatë emisionit

Bebe Rexha po ndiqte disa nga coverat që fansat kishin realizuar me këngët e saj.

Në një moment nis të kërcejë dhe valle shqiptare ( në minutën e pestë të videos).

Në një moment, autores së hitit “I’m a mess” e tërhoqi versioni i një fansi nga Jordania, me të cilën Bebe nisi të kërcejë.

“Opaa, op, opop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë duke shtuar:

“Unë jam shqiptare dhe ne bëjmë dasma të tipit ‘Opa, op op’. Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Nuk kisha parë një cover si ky. Ishte vërtet ndryshe”, thotë artistja gjatë videos.

Të fundit

Të tjera nga rubrika