fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

BE-ja reagon pasi Serbia ktheu prapa Besnik Bislimin

Zyrtarët e Bashkimit Evropian porosisin se vizitat zyrtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe se ato, nuk duhet të politizohen.

Këto deklarime vijnë pasi policia e Serbisë, ia pamundësoi Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, që të vizitojë Beogradin, për të marrë pjesë në dy konferenca, duke u thirrur në aspektin e sigurisë.

- Advertisement -

Në këtë rrafsh, Peter Stano zëdhënës i Bashkimit Evropian, nënvizoi se kërkohet nga të dyja palët, që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptimet e tilla në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Zyrtareve Ndërlidhëse.

“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet që janë në pritje, përfshirë këtu edhe vizitat zyrtare”, ka nënvizuar Stano, raporton televizioni publik i Kosovës

Të enjten, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte nisur drejt Beogradit,për të marrë pjesë në dy konferenca.

- Advertisement -

Megjithatë, disa kilometra para se të mbërrinte në kryeqytetin serb, ai është ndaluar dhe kthyer nga policia e Serbisë, nën pretekstin se nuk mund t’i ofrojnë siguri.

Zëvendëskryeministri Bislimi deklaroi se vizita ishte planifikuar sipas dakordimit të të dy palëve me marrëveshjen e Brukselit , shkruan RTK.

VIDEO/ Serbia e kthen prapa në Kosovë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -