7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Strategjia e BE’së për ta rindërtuar Ukrainën me 17 miliardë euro të Rusisë

Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders në një intervistë për mediat gjermane, ka njoftuar se që nga pushtimi i Ukrainës Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro.

Shifra e dhënë në korrik nga BE, ishte rreth 13.8 miliardë euro të ngrira “nga oligarkët rusë dhe entitetet e tjera” në pesë vende, ndërsa tani Reynders ka njoftuar se shifra ka shkuar në 17 miliardë, në shtatë shtete anëtare.

- Advertisement -

“Deri më tani, janë ngrirë pasuritë e 90 personave, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani,” është shprehur ai para grupit të mediave gjermane Funke, duke përfshirë të përditshmen Westdeutsche Allgemeine Zeitung.

Në intervistë, Reynders po ashtu ka thënë se, “zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që asetet të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës”.

“Nëse janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja, është e mundur që ato të transferohen në një fond kompensimi për Ukrainën”, ka shtuar më tej ai, duke thënë se kjo shifër është shumë larg nga të qenit e mjaftushme për rindërtimin e vendit.

- Advertisement -

Reynders po ashtu ka treguar se sanksionet perëndimore kanë çuar gjithashtu në “ngrirjen e 300 miliardë eurove” të rezervave valutore të Bankës Qendrore të Rusisë në të gjithë botën, duke thënë se kjo mund të përdoret si garanci.

“Nga këndvështrimi im, është të paktën e mundur të mbahen këto 300 miliardë euro si garanci derisa Rusia të marrë pjesë vullnetarisht në rindërtimin e Ukrainës”.

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të hyrjes në BE janë 1236 persona, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, si dhe oligarkë të tjerë përfshirë Roman Abramovich.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -