11.3 C
Pristina
28 Nëntor, 2020 - 17:10

BBC: Nisin pasojat për Turqinë pas përplasjeve me SHBA-në e Francën: Lira bie në nivel rekord

- Advertisement -

Lira turke ka rënë në nivel rekord në raport me dollarin amerikan për shkak të shqetësimeve të investitorëve rreth ekonomisë turke, të goditur nga pandemia dhe përçarjet me aleatët e NATO-s.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, është përplasur shpesh me Francën dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Analistët thonë se në mesin e shkaqeve për rënien e vlerës së valutës kombëtare janë edhe inflacioni prej 11.7 për qind muajin e kaluar dhe refuzimin e Bankës Qendrore për ta rritur shkallën e interesit.

Sipas analistëve të tregut të valutave, shtrirja e politikave të Erdoganit në Libi, Siri, Qipro dhe Kaukaz i ka shqetësuar investitorët.

“Tensionet e ngritura gjeopolitike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë burime të reja të dobësimit të lirës”, tha një tregtar turk i valutave, i cituar nga agjencia Reuters.

Lira turke e ka humbur për 26 për qind vlerën e vet këtë vit dhe raportohet se autoritetet turke i kanë shpenzuar 134 miliardë dollarë amerikanë gjatë 18 muajve të kaluar në përpjekje për ta forcuar valutën.

Më 23 tetor, presidenti turk konfirmoi se Turqia e ka testuar sistemin raketor rus, S-400, ndërsa të dielën reagoi ndaj kritikave të Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen me Rusinë, duke thënë: “Ju nuk e dini me kë jeni duke luajtur. Vazhdoni me sanksionet tuaja”.

Turqia është kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian për shkak të eksplorimit të gazit në ujëra të kontestuara në kufi me Greqinë dhe Qipron, duke e paralajmëruar për sanksione të mundshme.

Të fundit

Ministria e Arsimit e ka të caktuar të hënën pushim, SBAShK-u thotë se s’përfillin vendimin e Kryeministrit

Ligji për Festat Zyrtare në Kosovë dhe kalendari për vitin shkollor 2020/2021 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë në konflikt. Përderisa i pari...

Vaksina anti -Covid: Vullnetarët tregojnë për efektet anësore pas vaksinimit

Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive....

Rita Ora uron festën e 28 Nëntorit, bën fotografi me këpucë me flamurin shqiptar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 28 Nëntorin me disa fotografi në Instagram, shkruan Express Rozë. Rita ka postuar fotografi me këpucë...

Ish-Kryeministri nuk flet me Ministrin e Brendshëm, u takuan sot në sheshin e Podujevës

Festa e 28 Nëntorit e gjeti në heshtje zgjedhore Llapin e Zahir Pajazitit. Megjithatë, në Ditën e Flamurit busti i tij u vizitua nga...

Serbia i pranoi dhuratë 11 tanke nga Rusia, Vuçiq thotë se kështu po ruajnë ‘neutralitetin ushtarak’

Në kazermën ushtarake të ushtrisë serbe në Nish sot u prezantuan dhjetë tanket e para të donacionit prej 30 sosh që Rusia i ka...

Në Gjilan vendoset monumenti i djalit të Joe Biden

Në rrugën Gjilan-Ferizaj është shpalosur sot monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III i cili ishte djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe...

Bilanci ditor me covid-19: 639 raste të reja, 14 persona humbin betejën

1.565 TESTIME, 480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private...

Të tjera nga rubrika