-1.2C
Pristina
8 Mars, 2021 - 03:47

Baton Haxhiu ia bën bajat Bidenit pas letrës për Vuçiqin: Deri te njohja ka një mal dhe një det në mes

Presidenti amerikan, Joe Biden i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vuçiç të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një letër dërguar me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë, Biden bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, bazuar tek njohja reciproke e dy vendeve.

Sipas Baton Haxhiut brenda letrës së Joe Biden drejtuar shtetit të Serbisë tregon se rruga për të shkuar deri tek njohja është e largët.

Ai beson që SHBA nën drejtimin e Joe Biden do ta fitojë betejën karshi Serbisë, të cilën do ta “detyrojë” të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Brenda kësaj letre dhe nga përgjigja e Vuçiçit shihet një gjë: deri tek njohja ka një mal dhe një det në mes. Ky kërkon njohje dhe brenda njohjes kërkon gjithëpërfshirjen e problemeve, të cilat janë në tavolinë. Gjithëpërfshirjen e problemeve e kanë vendosur Biden me Hillary Clinton në vitin 2014. Vuçiç e ka ngritur projeksioni politik se njohja nuk ka, por gjithçka përveç njohjes. Unë besoj se ai (Joe Biden) e fiton betejën ose nëse nuk e fiton betejën na lë në rënie të lirë që nuk e dimë se ku e kemi fundin”, tha ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika