16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Basha kundër takimit Kurti – Jasharaj: Unë kurrë s’e kisha taku, kurrë për jetë

Nesër pritet të ndodhë takimi i shumëpritur mes kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, deputeti i VV-së, Dimal Basha, thotë se po të ishte në vend të kryeministrit Kurti, kurrë nuk do ta takonte Jasharajn.

- Advertisement -

“Kurrë nuk e kisha taku këtë njeri, kurrë për jetë, ky është një analfabet funksional, nuk dinë me shkru një ese të thjeshtë”, ka thënë Basha në Kanal 10.

Përveç kësaj, Basha ka lëshuar një varg ofendimesh e etiketimesh për kryesindikalistin Rrahman Jasharaj, duke e quajtur “analfabetë funksional” dhe njeri që nuk dinë “shkrim lexim”.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka treguar një tjetër fakt në lidhje me notën njësh (1) që e kishte marrë në lëndën e Biologjisë në shkollë të mesme.

- Advertisement -

Ai ka thënë se e ka kaluar riprovimin në Biologji pa shkuar fare në të.

Madje, Basha tregoi se atë e ndihmoi kujdestari, që e kaloi pa qenë fare i pranishëm.

“Nuk kam shku. M’ka mbetë hatri me arsimtarin. S’kam shku hiç. Pastaj kujdestari më ka vendos 2-sh”, tha Basha.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -