7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Basha i VV’së: Qeveria Kurti në betejë me Serbinë, Opozita i ka ndez motorrët me rrëzu

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se opozita po përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Basha ka publikuar një letër që Matthew Palmer, ish-përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ua kishte dërguar krerëve të shtetit në vitin 2019.

“Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie, Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka! Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Mathew Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019? Ja detajet: ❌Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Iowa-s ❌Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë. ❌Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur. ❌ Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme”, shkroi Basha në Facebook.

- Advertisement -

“Tash për dallim prej opozitës, edhe pse SHBA kërcënojke koalicionin, Lëvizja Vetëvendosje! nuk kërkojke mocion të mosbesimit ndaj Ramushit si Kryeministër, sepse neve nuk na duhet pushteti kur humb shteti! E për kujtesën tuaj, qeveria e PAN-it ka pas ra 5 muaj pas letrës së Palmerit, por për arsye krejt tjera!”, shtoi ai.

“Qytetarët ju njohin, e dinë që shpejtë e jepni shtetin për me marrë pushtetin. Mbase e bëni se edhe iu kanë lodh mashqit qe dy vjet, por neve na duhet një shtet i fortë, jo ‘mashqi’ t’fortë!”, shrkoi deputeti i LVV-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -