12.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Basha: Albin Kurti ka bërë revolucion, jam krenar që jetoj në këtë histori

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë revolucion në zgjedhjet në Kosovë.

Basha tha në KTV, se nuk ka njeri më të përkushtuar për Kosovën se kryeministri Kurti.

- Advertisement -

Jemi me fat që është Albin Kurti, që e ka bërë këtë revolucion në zgjedhjet në Kosovë.

Ai është një njeri që zgjohet në mëngjes dhe 24 orë nuk ndalet së punuari për këtë vend. S’ka njeri më të përkushtuar për Kosovën.

Unë jam krenar që jetoj në këtë histori për shkak se ballafaqimi me KRlMlN e organizuar dhe njerëzit që ia kanë ngrënë ashtin këtij vendi është e jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Është revolucion çka ka mbërri të bëjë ai. Për më tepër ka shumë rëndësi që është i pakorruptueshëm dhe i pashantazhueshëm”, ka thënë Basha.

Ai ka shprehur bindjen se VV-ja do të jetë në pushtet për 8 vjet radhazi.

“Do të jemi 8 vjet në pushtet, s’folet ai muhabet”, është shprehur Basha.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -