24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Barazi gjinore/ Po një gruaje i lejohet të martohet me 4 burra? Fevziu vendos në “siklet” Hoxhën…

- Advertisement -

Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim dhe pornografi ndaj një 16-vjeçareje, pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt, është në fokus të emisionit të sotëm “Opinion” në Tv Klan. Ai është besimtar i fesë islame dhe kishte edhe 3 gra të tjera me të cilat ka 7 fëmijë.

- Advertisement -

Në një lidhje direkte për “Opinion”, Hoxhë Hajredin Dizdari ka treguar se çfarë lejojnë kodet fetare referuar dhe këtij rasti.

Blendi Fevziu: Në këtë rast bëhet fjalë për një minorene, dhe bëhet fjalë për një vajzë për të cilën prindërit nuk ishin dakord. Si mund të ndodhë një martesë në këtë rrethana?

- Advertisement -

Hoxhë Hajredin Dizdari: Nëse njëra nga kushtet nuk përcaktohet, fetarisht martesa quhet e pasaktë, qoftë dhe mosha apo mosdarkordësia e prindërve, apo qoftë se vajza nuk bie dakord. Nëse njëra nga këto kushte nuk plotësohet, fetarisht quhet që merr mëkat në martesë. Shumica e hoxhallërve kur marrin pjesë në kryerjen e këtij procesi, nuk është se kanë dijeni të detajshme për çështjen.

Blendi Fevziu: Kemi një person që ka një martesë civile sipas kodit dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe ka edhe 3 martesa të tjera paralel mbi bazën e kodeve fetare po i quajmë. Ka ndonjë shkelje këtu apo nuk ka asnjë shkelje?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Ka një lloj keqkuptimi për këtë çështje. Jepet përshtypja sikur Islami është një fe, e cila detyron personin që të martohet me 4 gra. Islami e ka lënë këtë çështje të lirë dhe të hapur, madje as nuk shtyn martesën me më shumë se një grua. Është një çështje që e vendos vetë besimtari në sajë të kushteve që mund të ketë me bashkëshorten e tij të parë, mund të jetë e sëmurë, mund të mos lindë fëmijë, nuk do ta mbajë, por do të krijojë familje, do të ketë fëmijët e tij, etj. Është një lloj opsioni, mundësie që të vazhdojë martesën me bashkëshorten e parë dhe të ketë një martesë ku të krijojë një familje nëse ka raste të tilla. Islami e lë të hapur dhe nuk detyron besimtarin të kryejë atë.

- Advertisement -

Blendi Fevziu: Po nëse një grua do të martohet me 4 burra?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Kjo është e ndaluar për shkak se e bën të vështirë se kush është babai (qesh)…

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -