14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Baraliu ‘shpërthen’ keq ndaj opozitës: O kastravecë e patlixhanë politikë, çka nuk po ju pëlqen nga taktika e Albinit!

- Advertisement -

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka reaguar ashpër pas kritikave që opozita bëri ndaj kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit deklaroi se e pranon Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse i plotësohen gjashtë kushte.

Ai në një postim në Facebook tha se hipokrizia e ish-pushtetarëve është mendjetronditëse, pas ata luten që të bëhet ‘zjaedinca’, derisa po e sulmojnë Kurtin kinse e pranoi atë.

- Advertisement -

“O kastravecë e patlixhanë politikë, edhe ju të tjerë me dy kokrra në tru që nga mëria dhe parapozicionimi veç terr projeksiononi, çka nuk po ju pëlqen nga 6 pikat – dhe, sidomos, çka nuk po ju pëlqen nga taktika e Albinit, ani pse prej Hanës po shihet si një vollej tenisi?! Përqëndrohuni, mos u çthurni kështu. Kosova është e rëndësishme, jo Albini, Hashimi, Brahimi…”, shkroi ndër të tjera Baraliu.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Hipokrizia e ojëqëistëve dhe ish-pushtetarëve është mendjetronditëse: në një anë çirren e luten për ‘zajednicën’, në tjetrën kush ma i pari e kush ma kllosharski kishe pe sulmojnë Albinin se e pranoi atë!

O kastravecë e patlixhanë politikë, edhe ju të tjerë me dy kokrra në tru që nga mëria dhe parapozicionimi veç terr projeksiononi, çka nuk po ju pëlqen nga 6 pikat – dhe, sidomos, çka nuk po ju pëlqen nga taktika e Albinit, ani pse prej Hanës po shihet si një vollej tenisi?! Përqëndrohuni, mos u çthurni kështu. Kosova është e rëndësishme, jo Albini, Hashimi, Brahimi – këta janë veç vdekatarë të përkohshëm. Leni pallavrat, leni hutitë e matrapazllëqet, përqëndrohuni!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -