7.3 C
Pristina
E diel, 3 Nëntor, 2024

Bankat kosovare fituan rreth 120 milionë euro, sivjet pritet të thyejnë çdo rekord

- Advertisement -

Bankat kosovare kanë përmbyllur vitin e fundit ne fitime marramëndëse. Raporti i fundit është bërë deri në nëntor 2022. Deri atëherë bankat fitonin plot 107.7 milionë euro apo mesatariaht 9.8 milionë euro në muaj. Nëse është ndjekur kjo matricë, atëherë del që bankat e kanë përfundu vitin 2022 me fitime prej 117 milionë eurosh.
Por, kamatat kishin filluar të rriten para fundit të vitit, prandaj fitimet pritet të jenë edhe më të larta.

- Advertisement -

Këto banka nuk janë ngopur me kaq. Kanë rritur kamatat me 2 për qind duke u thirrut në rritjen e Euriborit, edhepse nuk kanë asnjë shpenzim nga ai, sepse nuk kanë huazuar para nga bankat tjera. Ato funksionojnē vetëm me depozita të klientëve, për të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve nuk paguajnē asnjë cent kamatë në depozita.

Në vitin 2023 situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë. Qytetarët do të varfërohen tutje e bankat të pasurohen.

- Advertisement -

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) 70 pēr qind e fitimeve të bankave vije nga kamatat. E interesi tashmë është rritur me 2 për qind në totalin e kredisë apo 25 për qind në shumën e kamatës, madje edhe në kreditë ekzistente.

Në bazë të një matematike të thjeshtë i bie që bankat vetëm nga interesi gjatë vitit të fundit kanë fituar 85 milionë euro neto. Kur kësaj i shtohen rritja e kamatave në total me 25 për qind, atëherë gjatë këtij viti fitimi neto i bankave pritet të arrijë në mbi 105 milionë euro vetëm nga interesi, dukë bërë që fitimet totale të projektuara të bankave të jenë afro 150 milionë euro.

BQK si rreguator i bankave nuk ka reaguar lidhur me këto fitime marramëndese të bankave, përderisa ato kanë krijuar një kartel të jashtëligjshëm, që e quajnë Shoqata e Bankave, përmes së cilës fiksojnë kamatat bashkarisht, pra merren vesh ti rrjepin kosovarët pa i dhënë alternativë, pa e lejuar konkurrencën e lirë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -