fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 22:05

Banka Botërore: Rreth 40 mijë vende të reja pune u hapën në Kosovë

Rekomandime

Banka Botërore në raportin e saj për konkurrencën dhe rimëkëmbjen pas pandemisë COVID-19 thotë se në Kosovë numri i i kontribuesve aktivë të pensioneve ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë në raport me ato të viteve të mëparshshme, ku paraqet rreth 40 mijë vende të reja të punës, ndërsa ra numri i atyre që kërkuan punë.Megjithëse informacioni mbi tregun e përgjithshëm të punës nuk është i plotë për shkak të një pjese të madhe të punësimit joformal, ka përfitime të konsiderueshme në punësimin formal,
më parë.

“Numri mesatar i kontribuesve aktivë të pensioneve u rrit me 13.6 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit; që përfaqësojnë rreth 40 mijë vende të reja pune formale në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 2019.”, bën të ditur raporti.Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, numri i punëkërkuesve të regjistruar gjithashtu ra me më shumë se 30 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.Këto të dhëna Banka Botërore i bëri të ditura përmes publikimit të raportit “Konkurrenca dhe Rimëkëmbje pas pandemisë COVID-19”.

Më shumë artikuj

Të fundit