29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Ballkani i Hapur/ Berisha: Projekt i Vuçiç, u thotë serbëve ‘është JugosIIavia e Vjetër plus Shqipërinë’!

Kreu i PD Sali Berisha komentoi nga Fieri nismën e Ballkanit të Hapur për të cilën tha se është projekt i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas Berishës, aktin antikombëtar të Edi Ramës nuk do ta pranojnë kurrë.

- Advertisement -

“Rama insiston te Ballkani i Hapur. Ne e kundërshtojmë Ballkanin e Hapur si një projekt të cilin Aleksandar Vuçiç, jo Sali Berisha e deklaroi një javë pasi u firmos në Novi Sad, është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë.

Këtu, ata që kanë lexuar e kujtojnë se si në ’45 Enver Hoxha bënte gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në ‘Republikë të shtatë’.

Dhe Vuçiç u thotë serbëve se kjo është Jugosllavia e vjetër + Shqipërinë. Kurrë nuk do ta pranojmë. Përveçse Shqipëria shndërrohet në një vasal, shkatërrohet përfundimisht prodhimi bujqësor në Shqipëri.

- Advertisement -

Edhe kështu është në shkatërrim e sipër e po ndjehen pasojat që në fillim. Janë rritur importet bujqësore serbe 250% nga vjet sivjet.

Në një kohë kur fermerët tanë djersijnë, kalben prodhimet, u falimentojnë serat, baxhot, pra rrokullisen. A mund të pranohet ky akt antikombëtar i Edi Ramës? Kurrë!”-tha Berisha./syri.net

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -