12.1 C
Pristina
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Bajrami: Pa njohje reciproke, raporti i Kosovës me Serbinë s’mund të konsiderohet i normalizuar

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, në një intervistë për Diplomatic World Institute ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëveshjen e fundit të dakorduar mes palëve në Ohër.

- Advertisement -

Ambasadori Bajrami tha se për të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e dialogut, është e qartë që pa njohje reciproke, raporti i Kosovës me Serbisë s’mund të konsiderohet i normalizuar. Diplomati kosovar thotë se njohja reciproke është ajo çfarë duhet të ndodh në fund të procesit të dialogut.

”Për të gjithë të përfshirët, është e qartë se nëse nuk ka njohje reciproke, marrëdhënia nuk mund të konsiderohet si normale. Dhe kjo – njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë – është ajo që do të duhet të vijë në fund të këtij procesi. Nuk ka rrugëdalje: përfundimi i dialogut, normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i mundur vetëm nëse ka njohje reciproke”, ka thënë Ambasadori Agron Bajrami.

- Advertisement -

Ai tutje shton se ende s’janë të sigurt që Beogradi dëshiron që dialogu të përfundojë dhe të arrihet një zgjidhje afatgjate. Kur e thotë këtë, Ambasadori Bajrami shton se shihen në vazhdimësi shenja nga ana e Serbisë që nuk synon të pranojë të gjithë pikat e marrëveshjes së fundit.

Ambasadori i Kosovës thotë se Serbia e pranon plotësisht vetëm pikën në të cilën Qeveria e Kosovës zotohet për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.

“Ata e pranojnë plotësisht vetëm një pikë në të cilën qeveria e Kosovës angazhohet të sigurojë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë. Por ata refuzojnë të pranojnë se kanë rënë dakord për pikat e tjera, siç është pika në të cilën bien dakord që të mos bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, ka shtuar tutje ambasadori Bajrami.

- Advertisement -

Ai thotë se Serbia tashmë e ka shkelë marrëveshjen e Ohrit kur ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe Bashkimi Evropian “gabimisht po hesht” për një gjë të tillë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -