16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Bajqinovci tregon arsyen e vërtetë të përpIasjes Kurti – Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për momentin e tensionit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas Bajqinovcit, arsyeja e atij diskutimi ka qenë për çështje procedurale që ndërlidhen me punën në Kuvend dhe jo me ndonjë gjë tjetër.

- Advertisement -

“Aty isha, e kam dëgjuar. E para unë kam shok Glaukun qe nja 12 vjet, po shef e kam Albinin. Kështu, unë isha aty, isha ulur në bankën e dytë, gjithçka që është diskutuar ka qenë për procedurë. Ka qenë për një rezolutë. E kam dëgjuar me vësh të mi”, ka thënë Bajqinovci në “Java Sonte me Rronin” në KTV.

Bajqinovci tutje ka thënë se Kurti është “njëshi” dhe Glauk Konjufca është “dyshi” dhe sipas tij ka përpjekje për të futur përçarje mes të dyve.

“Tendenca është me i shti në luftë”, ka thënë Bajqinovci.

Dalin pamje të një përpIasje mes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës (Video)

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -