8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Bajqinovci për Abdixhikun: Nuk e ka fytyrën ky për batuta, më shumë rri në pasqyrë t’u u rregullu

Duke iu referuar një deklarate të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili në Kuvendin e Kosovës e quan kryeministrin Albin Kurti “tuc”, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, kia thënë se Kurti është debatues i jashtëzakonshëm dhe se e “palavitë” opozitën.

“Ky është një tuc, ik prej njerëzve, ik prej njerëzve, tash prej sindikatave. Më e rënda, që ikë prej të vërtetës”, u shpreh Krasniqi në Kuvend të enjten.

- Advertisement -

Por, sipas Bajqinovcit, e vërteta është ndryshe.

“Shiko, kjo fjala tuc, tuc, tuc, tuc… unë e di si debaton z. Kurti. Këta jo që i çmonton, por i palavitë që thotë populli. Ka pasur takim me z. Lajçak. Përndryshe, këta nuk i bën hesap. Ju e dini, Kurti është i jashtëzakonshëm në debate. Dhe nuk i dihet shumë përgatitje për opozitën”, tha ai në KTV.

Ndërkaq, të parit të LDK-së ai iu referua si imitator i dobët i kryeministrit Kurti, duke thënë që ai nuk e ka fytyrën për batuta.

- Advertisement -

“Imitatori i dobët i Albinit… a po e shihni tenton me imitu Albinin komplet. Është imitator shumë i dobët. Tenton me do fraza me do sjellje me kopju, që Albini i ka origjinal. Nuk e ka fytyrën ky për batuta, më shumë rri në pasqyrë t’u u rregullu”, u shpreh Bajqinovci.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -