Bajqinovci i premton publikisht Abdixhikut që do ta spiunojë Albin Kurtin tek ai: Kur të ma tregojë Kurti pIanin, ta tregoj unë ty

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Bajqinovci ka thënë kur Kurti të ia tregojë atij planin për veriun, atëherë atë plan deputeti do të ia përcjellë Abdixhikut.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti nuk po na e tregon pIanin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK. Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty pIanin për veriun”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.