22.7 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Bajqinovci godet opozitën në kohën kur Kurti ndodhet në takim me Vuçiqin

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka goditur opozitën me një shkrim në Facebook, në kohën kur kryeministri i Kosovës ndodhet brenda takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Bajqinovci ka thënë në statusin e tij se opozita ndodhet nën ethe.

- Advertisement -

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian”, shkroi ai.

Tutje ai thotë se opozita po dëshiron të marrë pushtetin.

- Advertisement -

“Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e suImuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë!”, përfundoi ai.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -