20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Bahtiri njofton që një familjeje kosovare që po shkonte në Zvicër është rrahur dhe i ëdhtë vjedhë vetura

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se një familje kosovare që po shkonte në Zvicër, është rrahur në veri të Ksoovës nga grupe të maskuara dhe iu është marrë vetura.

Bahtiri ka thënë se ata tani po kurohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veriore.

“Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminaIe famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi. Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka bërë thirrje tek serbët që të mos u bashkohen grupeve kriminale në veri dhe ka kërkuar nga institucionet që të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet.

“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj. Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit”, përfundoi ai

Të fundit
Lajme të lidhura