Ish kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në DPT te Fidani ka thënë se ka informata që kryeorganizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq ka rrahur disa herë ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
“Kam dëgjuar disa herë prej njerëzve shumë të afërt të ish kryetarit të Mitrovicës ës Veriut se u rrahë disa herë nga Radoiçiq. Po disa herë e ka rrahë Rakiqin, unë i kam të dhënat nga njerëzve shumë të sigurtë. Jo vetëm atë, po edhe shumë të tjerë. Ai njeri i cili shkakton plagë dhe frikë për qytetarët tanë, qofshin serb apo të nacionalitetve tjera, ne jemi shtet demokratik….
Unë kam informata që e ka rrehë edhe Rakiqin disa herë, jo vetëm një herë dhe ne e dimë atë”, ka thënë Bahtiri.