12.7 C
Pristina
Tuesday, March 21, 2023

Baba mekanik i puth duart djaIit: Mos ik nga vendi, mësoje zanatin!

- Advertisement -

Të rekomanduara

Që nga viti 2013 e deri më sot, më shumë se 930 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në vendet e Europës, por jo vetëm. Nga statistikat, janë të rinjtë ata që kanë zgjedhur të largohen, por nuk mbeten pas edhe mosha më e madhe.

Të ndodhur në këto shifra, prindërit në Shqipëri, i druhen shumë faktit se mos fëmijët e tyre largohen nga vendi, duke rrezikuar jetën, pasi shumë prej të rinjve në vitet e fundit janë larguar me gomone për në Angli.

- Advertisement -

I tillë është rasti i Afrim Cenaj nga Kukësi. Ai është mekanik në qytetin verior dhe ka një djalë tek të 20-tat. Afrimi tregon për JOQ se po i mëson djalit të tij zanatin e mekanikut dhe po e bind që të mos largohet nga Shqipëria, pavarësisht shpresës së pakët se vendi ynë një ditë do të bëhet si të gjithë vendet e Europës.

Në simbolikë të kësaj, ai ka dërguar një fotografi, teksa i puth duart djalit të tij, pranë biznesit që ka hapur.

“Kjo është një foto e imja me djalin, po i puth duart se nuk dua që të emigrojë. Dua që të luftojmë për vendin tonë dhe jo për emigrimin. Edhe zanatin po ia mësoj djalit”– thotë Afrimi për JOQ!

- Advertisement -

Të fundit

Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, kjo është shifra marramëndese që duhet ta paguani

Bashkësia Islame e Kosovës është deklaruar në lidhej me shkuarjen në Haxh, edhe për këtë vit. Në kuadër të kësaj,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -