6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Baba dështon”: Gjykata Kushtetuese ia hedh poshtë interpretimin edhe Enver Hasanit për “votat e komanduara”

- Advertisement -

Sot Gjykata Kushtetuese e ka lëshuar një njoftim rreth lëndës së Partisë Rome të Bashkuar dhe Partisë Liberale Egjiptiane, të cilat u ankuan për “organizim të votave” nga ana e Listës Serbe për një parti tjetër minoritare, Romani Iniciativa.

Një vendim i tillë, sigurisht, do ta befasojë më së shumti ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, pasi ky vendim bie në kundërshtimin me intepretimin e tij.

- Advertisement -

Në emision “Jeta në Kosovë”, profesor Hasani, e mbron me “mish e shpirt” vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa, i cili i kishte anuluar “votat e orkestruara” për politikane Ardijana Hoxhiq, duke theksuar se është vendim i drejtë.

“Unë mendoj se vendimi është i drejtë profesionalisht dhe mendoj që duhet të vërtetohet sepse vendim në rendin e parë është i bazuar në Kushtetutë, në mbrojtjen e garancioneve kushtetuese të komuniteteve shumicë sepse bazohet edhe në Ligj.” – ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Tutje, z. Hasani ishte treguar i zellshëm në mbrojtjen e vendimit se vota nuk është e lirë, duke theksuar se nëse do të lejohej një logjikë e tillë e votimit, do të kishte ndikime të shumta.

“Sikurse të tolerohej ajo logjikë besoj që do të kishte implikacione në rendin kushtetues të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme dhe kishte ndikuar në homogjenizimin nacional, në të cilat munden me prodhu pasoja të padëshirueshme për të gjitha komunitetet dhe mbi të gjitha për rendin dhe stabilitetin në Kosovë.” – shtonte tutje Hasani.

- Advertisement -

Madje, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaronte se vota e garantuar është e komanduar.

“Ata që janë pala e pakënaqur nuk kanë asnjë argument përveç kësaj që thonë që vota është e lirë, por vota e garantume është e komandume sepse është votë e përgjithshme, por nëse duan ashtu prishe atë të garantume dhe janë argumente fictive.” – deklaronte Hasani në mars të vitit 2021.

Por mendim krejt ndryshime në lidhje me këtë tëmë kishte Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti. Në një intervistë për Reporterin, Berisha besonte fuqishëm se vota ishte e lirë dhe se e njëjta nuk mund të etnizohet.

“Duhet theksuar se Kushtetuta e Kosovës ju garanton pakicave pragun minimal të përfaqësimit dhe mbrojtje nga jopërfaqësimi, sepse dihet që numri i ulëseve në Kuvend tejkalon përqindjen në raport me strukturën etnike të popullsisë në Kosovë. Mirëpo, duhet theksuar se vota është ndër të tjera e lirë, e barabartë dhe e fshehtë. Askush nuk mund të obligohet të votojë vetëm për disa subjekte të caktuara dhe asnjë subjekti nuk mund t’i ndalohet të votohet nga pjesëtarë të një komuniteti tjetër. Procesi zgjedhor nuk është sikurse konkurset në Universitetin e Prishtinës ku pjesëtarët e komunitetit garojnë brenda kuotës së përcaktuar për atë komunitet, por paraqet një garë kur pjesëmarrësi paraqet ofertën për tërë elektoratin. Deputeti është përfaqësues i popullit të Kosovës edhe atëherë kur ai fiton ulëse përmes vendeve të garantuara për pakicat etnike. Pavarësisht që organizimi i Listës Serbe nuk na ka pëlqyer, gjyqtari gjykon mbi bazën e akteve juridike dhe jo mbi bazën e emocioneve.’’ – deklaronte Berisha në vitin 2021.

Çka vendosi Kushtetuesja?

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se parashtresa e Kinollit, pra të PREBK, është e papranueshme, për shkak se i njëjti nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesën e parashtruar nga PREBK, të deklarojë të papranueshme, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe (ii) kërkesën e parashtruar nga PLE, të deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita” – thuhet në vendim.

Tutje, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e mbron frymën liberale kushtetuese, duke lejuar votimin edhe jashtë përkatësisë etnike të qytetarëve. Pra nuk e etnicizon votën, siç dënjonte z. Hasani. Sipas Kushtetuesës, vota është e lirë dhe jo e komanduar, siç sërisht pretendonte Hasani. Në këtë kontekst, ky vendim nuk do të cenojë procesin e zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani.

“Thelbi i konstatimit të Aktgjykimit: Vota në Republikën e Kosovës është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Vota nuk mund të anulohet/shpallet e pavlefshme bazuar në përkatësi etnike të votuesit.” – thuhet në vendim./Nacionale

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -