fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Azemi: Ikja e fuqisë punëtore do të shtohet në pranverë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë ka filluar të vërehet dukshëm, por një ikje të madhe të punëtorëve, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e sheh në fillim të pranverës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një bisedë me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, ka përmendur disa faktorë që ndikojnë në ikjen e fuqisë punëtore nga vendi.

Jo gjithherë është vetëm paga që përcakton qëndrimin ose ikjen nga Kosova, por është Ligji mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës. Qeveria nuk po bënë asgjë për t’iu oftuar kushte më të mira punëtorëve”, ka thënë Azemi, për Radio Dukagjini.

- Advertisement -

Azemi ka folur edhe për njoftimin e mediave gjermane, se Gjermania synon të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Shifrat e punëtorëve të kualifikuar që kanë ikur nëpër vendet evropiane janë të larta. Disa punojnë edhe si të pakualifikuar dhe paguhen më shumë se në Kosovë. Tash vjen oferta nga Gjermania edhe për punëtorë të pakualifikuar dhe ikja masive do të shihet në fillim të Pranverës”, ka thënë Azemi, duke apeluar për ofrimin e kushteve më të mira të punës dhe trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -