12.2C
Pristina
24 Shkurt, 2021 - 18:36

Azem Vllasi: Vetëvendosje duhet të bëjë koalicon me PDK-në ose AAK-në

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, thotë se Kosovës i duhet një qeveri stabile me një shumicë shqiptare në Kuvend.

Sipas tij, Kurti duhet të bëjë një koalicon me PDK-në ose AAK-në.

“Kosovës i duhet një Qeveri stabile me një shumicë shqiptare në Parlament dhe me komunitetet pakicë si përcakton Kushtetuta. Kjo do të thotë se VV-ja duhët të bëjë koalicion me PDK-në ose AAK-në”, ka thënë Vllasi

Vllasi përmend disa nga proceset, për të cilat konsideron se do të jenë sfiduese për për Qeverinë e re.

“Rimëkëmbja ekonomike dhe hapja e perspektivave të zhvillimit ekonomik, pastaj lufta kundër korupsionit dhe zhvatjes së shtetit, sundimi i ligjit dhe punësimi i të rinjëve duhet të jenë prioritet”, ka theksuar ai.

Sipas tij, asnjë Qeveri nuk do të mund t’i realizojë të gjitha premtimet e dhëna përgjatë fushatës elektorale.

“Edhe pse do të donte, ama asnjë Qeveri nuk mund t’i realizojeë të gjitha premtimet nga fushata zgjedhore. Por është me rëndësi që të shohim një përkushtim të plotë, sinqeritet, organizim të mirë dhe mobilizim të gjitha potencialeve disponise për të ecë përpara, kjo vlersohet dhe ndryshimet do të ndodhin. Është me rëndësi të shihet se njerëzit në pushtet në rend të parë e kanë interesin e popullit dhe shtetit e jo të xhepave të vet, duke keqpërdor pushtetin”, ka shtuar ai.

Vllasi thotë se rezultati i votimeve është sinjal që pritjet nga subjekti fitues janë të madha.

“Rezultati i votimeve tregon se pritjet nga subjekti fitues janë të mëdha. Por edhe besimi se pikërisht këta të cilët fituan zgjedhjet, premtimet do t’i përmbushin. Nëse sërish do të zhgënjehëmi, perspektiva është e zymtë”, tha Vllasi.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se KQZ-ja shumë shpejt do të nisë numërimin e votave të diasporës, ato me kusht si edhe të personave me aftësi të kufizuara.

Të fundit

Të tjera nga rubrika