-2.7 C
Pristina
28 Nëntor, 2020 - 08:32

Azem Galica: As kishë, as xhami, por shkollë

- Advertisement -

(Shkruanë Bedri Tahiri)

Dëshmi: Vetëdija kombëtare dje dhe sot!!!

Azem Galica, kryekomandanti i çetave çlirimtare, që për 12-vjet, nuk i lëshoi armët nga dora, duke luftuar kudër pesë perandorive të kohës, ishte dashamirës i flakët i shkollës në gjuhë amtare.

Kjo shihet edhe në Tetë pikat e tij, drejtuar Qeverisë serbe, përmes Ceroviqit, por edhe në bisedat e ndryshme.

Kështu, ajo ndjenjë atdhetare, është shpalosur edhe në takimin e ndërmjetësuesit për bisedime, Hoxhë Banjskës (Mehmet Aliqit), i cili, një ditë, pa Ceroviqin e pa pop Angjelkun, kishte vajtur në Galicë dhe për dy ditë rresht kishte biseduar më kryetrimin, në përpjekje për ta bindur për ndonjë marrëveshje eventuale.

Po shkëpusim një fragment nga vetë deklarata e Hoxhë Bajnskës, dhënë historianit Ibrahim Çitaku, më 17. XII. 1975, në Mitrovicë, e cila është botuar në librin “AZEM GALICA…Prishtinë, 1996, f. 374)”:

HOXHA: “O Azem trimi, kësaj here për kurrgjë tjetër mos u marrshim vesh, bile për diçka që unë i kam duart e lira, edhe mundësitë besa, muj me vendos vetë”!

AZEM GALICA E çka mundesh me vendos ti pa ata të pushtetit?

HOXHA: “Muj me vendos pa e pyet askënd, me ta mbarua një xhami të mirë midis Galice!

AZEM GALICA: E more Mehmet Aliqi, po sikur t’ishte këtë herë me ty pop Angjelku, edhe ai ndoshta kishte me ma mbarua një kishë, e unë nuk jam as kundër xhamisë as kundër kishës, por nuk është koha për to more Hoxhë, se ju na keni thënë, se pa atdhe, nuk ka fe!

Çka më duhet mua xhamia, kur ti e din se tanë meshkujt e rritshëm të Galicës e të rrethinës janë në mal, e xhamia nuk është për fëmijë.

Ma mirë sikur të thojshe me mbarua një shkollë ku do të mësojnë fëmija në gjuhën e vet, për gjuhën e atdheun e vet!”

Të fundit

MPJD e Kosovës mbulohet nga flamuri kuq e zi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është mbuluar ngjyrat kuq e zi. Flamuri kombëtar kuq e zi është vendosur në ballë te ndërtesës së...

Haxhiu: Veprimi i Arban Abrashit vepër penale, të veprojë policia e prokuroria

Anëtarja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi nuk ka respektuar masën e vetizolimit pas infektimit me...

Haradinaj: Nëse doni ta nominoni Murat Jasharin për president, mblidhni nënshkrimet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shprehet e bindur se lideri i saj, Ramush Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. Por,...

Veliu apel llapjanëve para zgjedhjeve: Mos bini pre e interesave të VV’së

Ministri i Mbrojtjes, Agim Veliu, njëherësh edhe ish-kryetar i komunës së Podujevës, i ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë të dalin masivisht në zgjedhje. Veliu, përmes...

Arban Abrashi thyen rëndë ligjin, del në fushatë me COVID – a do të dënohet me 500 euro?

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një shkelje tërëndë ligjore. Pas nëntë ditëve që ka njoftuar se është i infektuar me virusin Covid-19,...

E ulët: Mjeku i QKUK’së e quan “gërxhul” Isa Mustafën, pyet nëse akoma është gjallë

Nuk janë të rralla komentet ofenduese ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës. Një i tillë është lënë edhe sonte në shkrimin...

Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga...

Të tjera nga rubrika