24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Axha i 18-vjeçarit që u vra në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit, Kajtazi: Legena, të aktivizohet prokuroria

- Advertisement -

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva që u vra mizorisht me shkop të bejsbollit, raportohet se iu ka dhënë “besë” dy familjeve të dy të dyshuarve për vrasjen e Lulzimi.

- Advertisement -

Rreth kësaj ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se prokuroria duhet të aktivizohet dhe të arrestojë personin apo personat që e thonë një gjë të tillë.

Tutje, Kajtazi ka thënë se kjo i bije që “e kam plan të hakmerrem (të të vrasë).”

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në atë moment që dikush deklaron se i ka dhënë besë dikujt, siç ndodhi në Podujevë, Prokuroria duhet të aktivizohet dhe ta arrestojë personin/personat që thonë një gjë të tillë.

Kjo i bije se unë e kam në plan të hakmerrem (te të vras) por gjatë kohës së besës je i lirë të dalësh.

- Advertisement -

Kush je ti që ia përcakton dikujt lirinë e lëvizjes, të drejtën për jetë?

Të rinjtë që vranë të riun në Podujevë janë në burg.

Tash krejt duhet t’i vuajnë pasojat?

Legena!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -