Avokati serb, Ivan Niniq ka thënë se Dragan Nikoliq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës është arrestuar nga organet e rendit në Serbi.
Në një rrëfim në profilin e tij në Twitter ai ka thënë se regjimi në Beograd dhe shërbimet e sigurisë vazhdojnë të persekutojnë serbët që nuk mbështesin Listën Serbe, Milan Radojiçiq dhe Aleksandar Vuçiqin.
Ai ka thënë se Dragan Nikoliq nga Leposaviqi, baba i tre fëmijëve, deri vonë polic në Kosovë, u arrestua të hënën më 10 prill në vendkalimin në Jarinje.
closevolume_off
Sipas tij, Dragani akuzohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit se ka kryer vepra penale: “Veprimtari antikushtetuese” dhe “thirrja për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.
“Më 10 prill, në mëngjes, rreth orës 08:00, Dragani është regjistruar në vendkalimin Jarinje me letërnjoftim të Kosovës, shofer dhe patentë trafiku pa asnjë problem. Pas kthimit nga Kragujevaci, rreth orës 20:25, në të njëjtin vendkalim në Jarinje, atij i është kërkuar letërnjoftimi serb, të cilin fizikisht nuk e kishte me vete. ‘Jeni Shiptar?’ e pyetën në Jarinje, me komentin: ‘Tani do të vijë shefi ynë t’ju sjellë letërnjoftimin serb. Pas kësaj, Dragani dhe gruaja e tij u ndaluan deri në orën 23:20, kur u shfaqën policët me rroba civile dhe i kanë vënë prangat dhe nuk i treguan letërnjoftimet. Në ambientet, që supozojmë se janë SBPOK, filloi ngacmimi dhe poshtërimi psikologjik: ‘A keni punuar në Polici?’, ‘A e doni këtë vend?’, ‘A punoni kundër vendit?’, ‘Për kë punoni në Prishtinë?’ , ‘Kemi informacione se ju punoni për strukturat dhe shërbimet e Prishtinës’…etj”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Dragani u informua se, për periudhën nëntor 2022 – prill 2023, akuzohej se i ishte bashkuar një grupi me 4 persona të tjerë të kombësisë serbe, me të cilët “intenzivisht dhe në vazhdimësi ka punuar për të shkatërruar themelin kushtetues dhe sigurinë e Serbisë, me qëllim që të ndryshojë me forcë rregullimin kushtetues”.
Ka shtuar se prokurori pretendon se Dragani “shumëzonte dhe shpërndante materiale që kërkonin ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë” (fletëpalosje për riregjistrimin e automjeteve), mblidhte dhe u jepte informacion strukturave shqiptare, për të shkaktuar revolta të popullatës kundër qeveria dhe autoritetet serbe.
“Dragani i atribuohet, në mënyrë të paqartë dhe përgjithësisht, ngjarjeve të fundit në lidhje me djegien e një makine në veri të Kosovës dhe Metohisë, plagosjen e dy serbëve, ‘kërcënim të popullatës serbe’, dhe me qëllim të shkaktimit të një mase të eksodit të serbëve….Meqë ra fjala, po flasim për një burrë që 20 vjet punoi si polic, humbi uniformën dhe e la punën së fundmi me bindjen e autoriteteve nga Beogradi. Ai ka kontratë të përkohshme pune me Komunën e Leposaviqit dhe vetëm ai nuk e ka marrë rrogën e fundit në muajin prill, e cila ka qenë preludi i arrestimit të tij. E thirra Zoran Todiqin, kryetarin e komunës së Leposaviqit dhe e pyeta: Pse vetëm Zorani, nga të gjithë ish-policët e SHPK-së, nuk e mori rrogën e fundit në prill”, ka shkruar Niniq.
Sipas tij, arrestimi i Dragan Nikoliqit është një akt hakmarrjeje nga Beogradi, sepse bashkëshortja e tij Ivana pranoi kandidaturën për këshilltare në zgjedhjet e ardhshme në listën zgjedhore të Partisë së Serbëve të Kosovës në komunën e Leposaviqit.
“Sot në mëngjes e vizitova të mbrojturin tim në CZ, ai është mirë, nuk është dorëzuar, thotë se do të qëndrojë sa të duhet, sepse nuk e ka shkatërruar kurrë vendin e tij. Ai është i hidhëruar sepse pas 20 vitesh për shkak të punës, shteti mori koren e bukës dhe tani Milan Radojiçiq vendos nëse fëmijët e tij do të kenë diçka për të ngrënë -A kemi të drejtë të marrim frymë ne që nuk jemi për listën Srpska? – është një pyetje që nuk mund t’i përgjigjesha Draganit, por i premtova se do të luftojmë kundër këtij persekutimi politik të inskenuar dhe se do të fitojmë! Fatkeqësisht, ky është realiteti sot në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.