Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS’it, Nagip Krasniqi u ekspozua qëllimshëm me pranga në duar në oborrin e Pallatit të Drejtësisë. Se ai ka mundur të futet në seancë pëtmes garazheve nëntokësore pa u diskredituar, pasi është vetëm i akuzuar dhe nuk ka ndonjë dënim.
Lidhur me një akt tē tillë ka reaguar avokati kosovar, Arbër Jashari.
Postimi i plotë:
Prej gjerave të mira, që ka Pallati i Drejtësisë, janë garazhet nëntoksore.
Ekziston një garazh nëntoksor, që e ka hyrjen nga rruga kryesore, e që vazhdon nën objektin e Prokurorisë dhe del nën objektin D, ku është i vendosur Departamenti i Krimeve të Rënda dhe ai Special i Gjykatës Themelore, e që është paraparë enkas, për bartjen e të paraburgosurve ose të burgosurve. Praktikisht, Pallati jep mundesi qe nje person i prangosur, të bartet neper garazhe nëntoksore, pastaj të futet në ashensor dhe direkt në sallen e gjykimit, pa iu ekspozuar publikut. Nuk e di se pse kohëve te fundit, diçka e tille nuk po praktikohet nga kompetentet, dhe ne po shohim perditë spektakle të shemtuar, me njerëz të prangosur. Prezumimi i pafajësisë është njëri prej parimeve me të rëndesishme të drejtësisë penale, dhe se një praktikë e tillë është kunder ketij parimi.