Tomë Gashi, avokati i familjes së Lulzim Zejnullahut, 18 vjeçarit që u vra para pak ditësh nga dy të dyshuar, ka njoftuar se disa qytetarë kanë vendosur që të hapin një fond bamirës familjen e tij.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Luli mbante familjen e tij, motrën dhe vëllanë, ngase siç dihet tashmë, ai ishte jetim.
“Luli ishte mbajtes i familjes dhe si 18 vjeçar punonte ne nje lokal te ushqimit te shpejte (fast food). Me pagen e tij, Luli i mbante dy anetare te tjere te familjes – motren dhe vellain – te cilet, per arsye shendetesore, nuk mund te punojne. Familja (e Lulit) gezonte nje ndihme financiare ne shumen prej EUR 110 nga institucionet shteterore.” – ka thënë ai.
Në fund, avokati ka njoftuar se disa qytetarë me vullnet të mirë kanë vendosur të hapin një fond bamirës për familjen e tashmë të ndjerit.
“Qytetare me vullnet te mire kane vendosur qe te hapin nje fond bamires per familjen e Lulit. Qasja dhe destinini i parave qe do te grumbullohen ne kete fond shkon vetem per motren dhe vellain e Lulit.” – ka shkruar Gashi.