4 C
Pristina
24 Janar, 2021 - 07:53

Avokati Arianit Koci numëron arsyet pse Albin Kurti lejohet të kandidojë në zgjedhje

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se kreu i LVV-së, Albin Kurti mund të kandidojë në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit 2021.

Koci në Facebook ka përmendur edhe arsyet se pse Kurti mund të garojë në zgjedhje, edhe pse është i dënuar me kusht.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në opinon është diskutuar nëse Kurti do të mund të garojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Shkrimi i plotë i Kocit:

Albin Kurti mund të kandidoj në zgjedhje që do të mbahen në fillim vitit 2021 – edhe pse i dënuar me kusht, për këtë arsye:

Vepra penale është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal Nr. 04/L – 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore.Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim.

Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore.

Dënimi me kusht me Kodin e ri, ka pasojë juridike, për dallim prej Kodit paraprak.

Sidoqoftë, dispozitat ligjore lexohen dhe interpretohen në mënyrë sistematike.

Në nenin 3 të Kodit të ri Penal (i njejti nen është edhe në Kodin paraprak), parashihet se:ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 3 par 1), ose Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm ( neni 3 par 2).Vepra penale është kryer në vitin 2015. Prandaj, zbatohet ligji më i favorshëm – Kodi Penal, Nr. 04/L – 082, i cili thotë se pasojat juridike NUK parashihen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht.

Të fundit

Të tjera nga rubrika