24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Avokatët e Thaçit tregojnë a do ta thërrasin presidentin amerikan Joe Biden si dëshmitar

- Advertisement -

Avokatët e Hashim Thaçit pas seancës të së martës në Gjykatën Speciale kanë komentuar ecurinë e fjalës hyrëse nga Prokuroria dhe mbrojtja.

- Advertisement -

Gregory Kehoe dhe Luka Mishetiq kanë përmendur edhe emrat e personaliteteve ndërkombëtare që do të thirren të dëshmojnë në gjykimin e Thaçit.

Ndonëse e ka përmendur në seancë Joe Bidenin, avokati Kehoe ka thënë se është e vështirë “për shkak se është shumë i zënë“ të vijë për të dëshmuar presidenti i Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -

Ndërsa ka përmendur emrat e ish-shefit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner, të ish-shefave të Misionit të OSBE-së, Daan Everts e William Walker, të ish-komandantit të NATO-s gjatë bombardimeve të Aleancës kundër forcave serbe, Wesley Clark, ish-zëdhënësin e Departamentit të Shtetit, James Rubin, etj.

Avokatët thanë se presin që klienti i tyre në fund të procesit të shpallet i pafajshëm.

Deklaratat e plota të tyre mund t’i ndiqni në linkun në vijim.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -