11.3 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Avioni rus futet në hapësirën e NATO-s, ngrihen në fluturim avionët britanikë dhe gjermanë

- Advertisement -

Nuk ulet tensioni midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s pas ngjarjes së djeshme ku një dron amerikan u detyrua të ulej me emergjencë pas manovrave të kryera nga avionët rusë.

- Advertisement -

Sot vjen lajmi që një tjetër avion ushtarak rus, një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka kaluar hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste.

Menjëherë dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës.

- Advertisement -

Ky është episodi i fundit i një seri provokimesh ruse që kulmuan dje me ngjarjen e dronit amerikan MQ-9 Reaper në Detin e Zi.

Ngjarja u komentua si një nga përplasjet e para e drejtpërdrejtë midis Uashingtonit dhe Moskës, por analistet nuk mendojnë se vetëm ky “fërkim” mund të çojë dy fuqitë bërthamore në një konflikt të hapur, që do të shndërronte luftën në Ukrainë në një konflikt global.

Anatoly Antonov, ambasadori rus në SHBA, mohoi se Moska ka në plan një përballje të tillë, por shtoi se avionët amerikanë nuk duhet të fluturonin afër kufijve rusë. “Imagjinoni në qoftë se një dron i tillë rus të shfaqej diku në Nju Jork, ose në San Francisko, çfarë do të ndodhte”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -