9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Avionët amerikanë po e vëzhgënin, si u sigurua Biden gjatë vizitës në Ukrainë

- Advertisement -

Të paktën dy aeroplanë vëzhgimi Boeing E-3D Sentry të forcave ajrore të SHBA-së, qarkulluan pranë kufirit polako-ukrainas, gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në kryeqytetin ukrainas.

- Advertisement -

Këta lloj të aeroplanëve të vëzhgimit, operojnë si sisteme të paralajmërimi dhe kontroll i hershëm në ajër.

Aeroplanët gjurmojnë kërcënimet ‘hyrëse’, të tilla si raketat, duke përdorur antenat e tyre të radarit. Gjithashtu mund të kryejnë detyra të tjera mbikëqyrëse dhe komunikuese.

- Advertisement -

Aeroplanët kanë qarkulluar afër kufirit ukrainas për të zbuluar çdo kërcënim, ndërsa presidenti i SHBA ishte në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Ata filluan të monitorojnë zonën mbrëmë në orën 22:00 me orën ukrainase, rreth kohës kur Biden filloi udhëtimin e tij në Ukrainë.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nuk tregojnë se nga janë nisur aeroplanët, dihet vetëm se ata janë parë për herë të parë mbi Poloni, shkruan Sky News. /Telegrafi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -